Kanë filluar përplasjet publike në Listën Guxo, të cilën e themeloi, Vjosa Osmani, tani kryetare e Kosovës

Kanë filluar përplasjet publike në Listën Guxo, të cilën e themeloi, Vjosa Osmani, tani kryetare e Kosovës

Kanë filluar përplasjet publike në Listën Guxo, të cilën e udhëhoqi Vjosa Osmani, tani kryetare e Kosovës. Baton Dërguti, koordinator i kësaj liste, ka drejtuar akuza të ashpra në drejtim të figurave udhëheqëse të iniciativës që ka mbetur pa udhëheqës që nga emërimi i zonjës Osmanit në krye të Presidencës. Baton Dërguti ka akuzuar Faton Pecin e Haxhi Avdylin për emërime të të afërmve të tyre në poste të ndryshme në Ministritë që udhëhiqen nga Lista Guxo. Ai ka shprehur dyshimet që Donika Gërvalla, Faton Peci, dhe të tjerët po duan t’i ruajnë pozitat e tyre që kanë, nga frika e fërkimeve që mund të kenë me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe përvjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe

Më 7 mars shënohet një nga datat më të rëndësishme në historinë e arsimit dhe …