leoni

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë sot në Prishtinë është protestuar

Një grup i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Një grup i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja në Hagë. Në protestën e organizuar nga Nuredin Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së, ish-luftëtarët kanë mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe parulla me mbishkrimin: “Unë jam veç çlirimtar, kështu më deshi lira”. Protestuesit kanë kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve të cilën gjenden në paraburgim në Hagë. Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë për ish-komandantët, të cilët po mbahen  të arrestuar padrejtësisht,  në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …