Vjosa Osmani po e mban të bllokuar KQZ-në, nuk i cakton dy anëtarët as një javë pas vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Vjosa Osmani po e mban të bllokuar KQZ-në, nuk i cakton dy anëtarët as një javë pas nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Ka kaluar një javë prej kur Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme kërkesën e kryetares së Kosovës Vjosa Osmani rreth emërimit të dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e megjithatë ende nuk është bërë emërimi i të njëjtëve. Derisa nga PDK thonë se është e papranueshme një vonesë e tillë në kompletimin e KQZ-së, nga shoqëria civile thonë se një gjë e tillë duhet të bëhet vetëm pas publikimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nga Zyra e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, nuk kanë treguar, se kur do të bëhet emërimi i dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtë vonesë në emërimin e të njëjtëve e quan të panevojshme sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i cili thotë se moskompletimi i KQZ-së po ndikon edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …