PSD

PSD-ja ka zhvilluar një aktivitet para objektit të Qeverisë për ta kundërshtuar qeverisjen Kurti

Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka zhvilluar sot një aktivitet para objektit të Qeverisë për të kundërshtuar qeverisjen e kryeministrit Kurti. Kjo parti ka lëshuar disa balona në ajër me premtimet e Kurtit, për të cilat thanë se i shërbyen për të marrë pushtetin.  “Negociatat kanë rifilluar pas sa kohësh, aty ku kanë mbetur. Për më tepër, Besnik Bislimi pranon se janë pajtuar me të gjitha marrëveshjet, përveç atë për targat KS. Ajo çka dallohet nga ky proces është tentimi për ndërrim të terminologjisë, ndërrim të tonit dhe të ritmit, por jo edhe të procesit. Sepse në të kundërtën do të kishim dëgjuar për një projekt alternativ, si propozim i Albin Kurtit Kurti. Në vend të një përpjekjeje politike për përmbylljen e çështjes me Serbinë dhe hapjen e mundësive të reja zhvillimi, kemi bunkerizim të pushtetit të ri.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …