As në këtë vit Kosova nuk do të arrijë që të sigurojë sasinë e mjaftueshme të grurit për nevojat e popullatës

Në të gjithë vendin ka nisur fushata e korrje-shirjeve. Pavarësisht se këtë vit ka më shumë të mbjella me grurë, gjithsej 68 mijë hektarë ose 6 mijë hektarë më shumë, rendimenti mesatar për hektarë është 4 mijë kilogramë grurë, mbi 500 kilogramë më pak se vitin e kaluar. Ministria e Bujqësisë thotë se 1400 autokombajna janë të përfshirë në këtë proces që pritet të përfundojë ditëve të para të gushtit. Ani pse gruri është kultura kryesore që për një kohë të gjatë zë sipërfaqen më të madhe të tokës bujqësore, asnjëherë deri më tani nuk është arritur që të plotësojë nevojat e popullatës me këtë kulturë, marrë parasysh rëndësinë që ka për prodhimin e miellit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …