Fushata e dezinsektimit vazhdon

Ka përfunduar fushata e dezinsektimit selektiv kundër rriqrave në fshatin Senik, ndërsa kjo fushatë do të vazhdoj të dielen në Banjë. Kështu ka deklaruar Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe anëtar i shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Sipas drejtorit Berisha, kjo fushatë e dezinfektimit është duke vazhduar mirë dhe përkushtimi i Komunës së Malishevës dhe Këshillit Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e EHKK, është në nivelin më të lartë.

Drejtori Berisha, me këtë rast ju bën thirrje bletarëve që të kenë mirëkuptim dhe të bëjnë kujdes të shtuar për ruajtjen e bletëve, pasi gjatë fushatës së dezinsektimit, mund të dëmtohen bletët.

Kontrolloni gjithashtu

Nata e Zjarreve shënohet në Varrezat e Dëshmorëve në Viti

Në Varrezat e Dëshmorëve në Viti është shënuar Nata e Zjarreve me një aktivitet përkujtimor …