Më një Akademi përkujtimore përkujtohet veprimtari, Adem Demaçi në tre vjetorin e ndarjes se tij nga jeta

Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Shoqata e të Burgosurve…mbajti aktivitete përuruese e përkujtimore

Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbajti aktivitete përuruese dhe përkujtimore për Viganin e kombit, i cili më 26 korrik të vitit 2018, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Hydajet Hyseni e shpalli të hapur akademinë fillimisht me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Kroaci. Z. Hyseni tha se në këtë tre përvjetor të bacës jemi bashkë ashtu siç donte baca, Adem Demaçi. Ora e tij historike ecte 30 orë para tjerëve. Sot jemi këtu për të përuruar librin “Burgjet e mia, fati im i madh”, tha profesor Zymer Neziri, i cili  lexoi pjesë nga libri që u përurua sot. Qëndresa, heroizmi dhe sakrifica e Adem Demaçit janë të njohura për të gjithë. Ai ishte kundër padrejtësive qe iu bëheshin shqiptarëve kudo në trojet shqiptare. Letrën e  autorit të librit, Bardhyl Selimi djali i Vezire Selimit, që ishte mësuese e Adem Demaçit, e lexoi prof. Zymer Neziri. Bardhyli në këtë letër kishte shkruar për rëndësinë e librave të bacës Adem Demaçi. Për librin, “Burgjet e mia, fati im i madh”, folën edhe disa të pranishëm të tjerë në këtë Akademi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …