leoni

Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Dioptria e shtirur me konstatimin më intereson shteti po jo edhe Lideri

Sot, në Kosovë po shkruhet, po komentohet e flitet shumë për humbjen e referencave morale në zhvillimet politike shqiptare të këtyre dhjetë viteve të fundit. Për mua e për qytetarët e Kosovës, kjo është një pyetje pak si e rëndë e shumë filozofike  po edhe për ju qytetar të nderuar.

Ndërsa, kjo shumë varet nga kuptimi që i japim fjalës! Pa asnjë dyshim do të thosha se politika në vete nuk është as morale e as imorale por shkurt e shqip, AMORALE. Megjithatë sa e kuptoj politikën, politikanët shqiptarë të Kosovës e zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe ata në bazë të referencave “morale” siç e quajmë ne po edhe në funksion e interes të tyre. Sidoqoftë, sjellja e veprimtaria e politikanëve duhet të zhvillohet në bazë të ligjeve të shkruara dhe të pashkruara, po kjo i takon shoqërisë që të vendosë SHKALLËN e tolerancës së saj! Këtu e kemi fjalën për një shoqëri demokratike dhe për një shoqëri në një nivel të caktuar kulturor që mungon te ne. Ne kemi trashëguar përvoja të respektuara dhe deformime të sëmura, derisa kemi ardhur këtu ku jemi. Tash kemi një situatë shumë interesante. Ti fajësojmë e etiketojmë ata që janë të penguar nga proceset politike. I patëm idealizuar si më të mirët, më trimat e më vizionarët! Nuk duhet shtirur sikur dioptria nuk po na shërben. Bëni si të doni, mirëpo mos harroni që shpesh ka ndodhur me u turpëruar. Çka dimë ne për të penguarit? Ata do të kthehen dhe do të na ndodhë të takohemi ballë përballë me ta. Ata janë të rijnë!!!!!!…. eee. Dhe çka po bëjmë me këtë që e kemi këtu X. Y?!… Vetëm aplaudime! I jashtëzakonshëm, i gjithëdijshëm. Uroj që të jetë kështu, pasi do të na bie më mirë të gjithëve!

Aman jo aplaudim pa e dhënë golin se pastaj dalim qesharak e të zhgënjyer pa u pranuar fitorja. Shpesh në histori, ka ndodhur me u diskualifikuar  çlirimtarët e luftëtarët që ranë për Liri dhe pastaj  është paguar  tepër shtrenjtë. Keni kujdes! Po bëheni bashkëfajtor. Ky krejt po i din?!… E din ai çka donë. Kjo është përkrahja më e keqe që mund ti bëhet kujdo!. Duke e lavdëruar për gjithçka se vetëm ai e din çka po bënë, kush jemi ne atëherë?

Jemi qenIe që mendojmë apo nuk kemi nevojë se mendon ai për ne!? Poshtë ka ra katundi! Jo që nuk i bëjmë nderë atij, jo që kjo dioptri e shtirur për gjithë ndijshmerin e ti është e besueshme nga vet ju! Do ti bëni dëme ati deri në dështim! Ju e keni lehtë. Do të thoni pse iu besove aplaudimeve tona! Çmimin do ta paguajmë shtrenjte. Unë nuk besoj me dioptri të shtirur. Unë i besoj shtetit që nuk po e shoh se po ec! Thuana të vërtetën se do ti bëni mirë atij dhe vetes! Unë i besoj shtetit të cilin mundemi me e ndërtuar pa inate, pa dioptri të shtirura. Pa njerëz të gjithëdijshëm. Aman pak shtet se po na ndalet fryma! Pak dritë pak dritë or vëllezërit e mi të nderuar.

Më 25. 7. 2021. Prishtinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …