KEK
Fillimi / Opinione / Petrit Dibrani: Bashkohuni shqiptarë, ose bëhuni gati për tragjedi të tjera!
Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Bashkohuni shqiptarë, ose bëhuni gati për tragjedi të tjera!

Sot thuajse të gjithë shqiptarët me mendje të shëndosh, kanë dhimbje.

Tragjedi rrugës për shtëpi, dikush fëmijë, dikush student, dikush me familje, kishin vetëm një destinacion, vendlindjen ATDHEUN.

Rruga për shtëpi u pre në Kroaci u ndal!

U ndal jeta e mërgimtarëve u pre rruga nga gurbeti për në shtëpi në gjysëm!

U ndal gëzimi që kishin për t’vizituar, familjet e tyre.

Mërgata jonë me padurim, presin pushimin vjetor që t’vijnë në Atdhe të çmallen me prindërit e tyre apo edhe të afërmit.

Sot, ditë e kobshme, heshtje e kobshme, humbën jetën dhjetëra mërgimtar dhe u lënduan shumë të tjerë.

E trishtë e kobshme e rëndë, thuajse e papërballueshme!

Të dashur bashkombës, bashkohuni edhe para tragjedive, bashkohuni dhe të paktën, respektojeni njëri tjetrin, mos t’na bashkojnë vetëm, ndonjë stuh apoi ndonjë tragjedi me viktima.

Bashkohuni se bashkimi bën fuqinë dhe tragjedia apo ngjarjet e trishta të shëmtuara, përballohen më lehtë, kur jemi të bashkuar.

Shumë e vështirë, ndjenjat për atdheun nuk i’u kanë lënë rehat, keni marrur rrugë në korrikun e nxeht për t’vizituar atdheun dhe fatkeqësisht i thyet zemrat tona dhe humbët jetën, vetëm për një qëllim!

  1. Vizitë, atdheut të trazuar.

Edhe pse i trazuar atdheu, ishte i gatshëm t’ju priste, ashtu si ç’doher!

Ata të cilët në publik apo edhe me ndonjë veprim të ulët dhe jo njerëzor i’u kanë ofenduar apo injoruar.

Budallenjët dhe injorantët me shpirt të shitur, kanë harruar dhe janë vërbuar.

Për ju; injorant, budallenjë të paskrupullt me shpirt të shitur!

— Mërgata shqiptare është dhe mbetet, strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të dy shteteve shqiptare.

Ngushëllime, familjeve që humbën tragjikisht anëtarët e tyre dhe ngushëllime Republikë e Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

Kështu kanë folur për Enver Hoxhën disa nga personalitetet e njohura botërore

Faqe-nxirësit e historisë në përpjekjet e tyre për të deformuar dhe falsifikuar periudhën më të ...