Nuk miratohet rishikimi i buxhetit në Komisionin për Legjislacion, sipas opozitës ky buxhet nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve

Nuk miratohet rishikimi i buxhetit, sipas opozitës ky buxhet nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, nuk e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. Për buxhetin opozita ka abstenuar, ndërsa vetëm dy prej anëtarëve të Vetëvendosjes ishin për. Deputetët e PDK-së thanë se buxheti nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve dhe se për këtë do të jenë kundër deputeti i PDK-së Elmi Reçica, tha se buxheti nuk është në harmoni me kërkesat e qytetarëve, derisa shtoi se si subjekt politik nuk do ta mbështesin me votë. Edhe deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se rishikimi nuk përmbush kërkesat e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …