Brickos

INDEP mbanë konferencën me titull: Përmbyllja e Projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie

INDEP mbanë konferencën me titull: Përmbyllja e Projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie

Përmbyllja e Projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” dhe prezantimi i raportit përfundimtar të zbatimit të Ligjit Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19″ 

Konferenca do të mbahet të martën, nesër, 27 Korrik 2021, ora 10:00-11:00 në Hotel Sirius, Salla Aries, Prishtinë.

Konferenca për medie: Përmbyllja e Projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”  do të mbahet nga z. Dardan Abazi, Drejtor i Programit në INDEP, dhe si znj. Kaltrina Rexha, Koordinatore e Projektit. INDEP-i përmes kësaj Konference do të paraqesë rezultatin e monitorimit të deritanishëm të zbatimit të masave të parapara me këtë ligj.

Gjithashtu, INDEP do të prezantojë më në detaje punën prapa 10 Buletineve të publikuara si rezultat i monitorimit të zbatimit të këtij ligji, do të publikojë gjithashtu Raportin me emër:

“Pasqyrë e zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe mësimet e nxjerra”.

Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Baromentri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”,  mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe implemetuar nga Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP).

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …