Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, nuk e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. Për buxhetin opozita ka abstenuar, ndërsa vetëm dy prej anëtarëve të Vetëvendosjes ishin për. Deputetët e PDK-së thanë se buxheti nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve dhe se për këtë do të jenë kundër deputeti i PDK-së Elmi Reçica, tha se buxheti nuk është në harmoni me kërkesat e qytetarëve, derisa shtoi se si subjekt politik nuk do ta mbështesin me votë. Edhe deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se rishikimi nuk përmbush kërkesat e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Arianit Koci: Bastisja e shtëpisë së ish-drejtorit të AKI kërkon reflektim të kujdesshëm
Avokati, Arianit Koci ka tërhequr vërejtjen se bastisja e shtëpisë së ish-drejtorit të Agjencisë së …