Shtetet europiane shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, ndërsa përballen me rritje të infektimeve me variantin Delta. Statistika 7 ditore e rasteve për 100 mijë banorë në Gjermani është trefishuar që prej fillimit të korrikut, bëri të ditur instituti Robert Koh të mërkurën. Kreu i institutit Loter Vajeler paralajmëroi se në vend, kishte nisur vala e katërt e pandemisë. Për të frenuar shifrat në rritje të pandemisë dhe përballë ngadalësimit të fushatës së vaksinimin, kreu i kancelarisë Helge Broun sugjeroi se ata që nuk marrin vaksinën do të kenë me pak liri. Në Francë, ligj i iri që zgjeron përdorimin e certifikatës shëndetësore në një sërë zonash të tjera publike do të hyjnë në fuqi më 9 gusht, për të ndihmuar vendin të luftojë me valën e katërt të koronavirusit.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …