IKSHPK: Qytetarët në Kosovës nuk po vaksinohen për shkak të frikës nga efektet anësore

IKSHPK: Qytetarët në Kosovës nuk po vaksinohen për shkak të frikës nga efektet anësore

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë një analizë lidhur me hezitimin e një pjese të madhe të popullatës për t u vaksinuar. “Disa janë në parim kundër vaksinimit. Tjerët frikësohen nga efektet anësore, siç është mpiksja e gjakut, e cila është regjistruar shumë rrallë (4 raste mpiksjesh në 1 milion të vaksinuar). Por në anën tjetër rreziku i mpiksjes së gjakut te përdorimi i pilulave kontraceptive është deri 1200 raste në 1 milion gra; ose 1763 raste në 1 milion duhanxhinj dhe së fundmi 165.000 raste të mpiksjes ndodhin në 1 milion pacientë të cilët janë të sëmurë me virus. Efekte anësore ka çdo ilaç, madje edhe ‘Paracetamol’-i. Të gjithë e dimë se duhani vret dhe ky mesazh shkruan në çdo paketim të cigareve. Duhani vret 6 milionë njerëz në botë brenda një viti! Pijet e sheqerosura që shkaktojnë diabet, sëmundje kardiovaskulare e obezitet si Coca-cola. shkaktojnë 184.000 vdekje në vit në mbarë botën!”, thuhet në analizën e IKSHPK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …