leoni

Arben Vitia:

Arben Vitia: Ditëve të fundit ka rritje të rasteve me Covid-19, qytetarët të vaksinohen e mos të hezitojnë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka kërkuar edhe njëherë nga të gjithë qytetarët e vendit që të mos hezitojnë, por të vaksinohen, pasi rastet me COVID-19 kanë filluar të rriten. “Sot kur qytetarët kanë mundësi të zgjedhin vaksinën që duan të marrin, nuk ka arsyeje të vetme për të mos u vaksinuar. Hezitimet për të vaksinuar do ta përkeqësojnë situatën. Kemi krijuar kapacitete që të brenda ditës të bëhet vaksinimi mes 16-20 mijë qytetarë. Përkundër rritjes për vaksinim, jemi ende në fillim të rrugës”, ka thënë Vitia. Ai në konferencë për media ka theksuar se ditëve të fundit ka rritje të numrit të rasteve të infektuar me koronavirus. Vitia ka lutur qytetarët qe të vaksinohen sa më shpejt, meqë sipas tij përhapja e variantit Delta është rrezik.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …