Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kosova e ka të pamundur që të bëhet pjesë e një nisme të tillë për shkak të mosnjohjes nga Serbia

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur lidhur me iniciativën rajonale “Mini-Shengen” e që nga dje do të quhet “Ballkani i Hapur”, ka deklaruar se mbështet qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që po e kundërshton pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Ai ka thënë se Kosova nuk mund të jetë pjesë e kësaj nisme pa u njohur nga Serbia. Njohja e ndërsjellë do të krijonte mundësi që edhe Kosova t’i bashkohet kësaj nisme, por edhe tërë bashkëpunimit rajonal, dhe në interes të kësaj nisme do të ishte njohja, dhe unë mendoj që në këto takime duhet të diskutohet edhe nga kryeministri Rama edhe kryeministri Zaev sepse kjo  është çështje edhe e rajonit, , ka deklaruar Ramush Hardinaj për RTSh-në.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …