Brickos

Qeveria e Kosovës do të ofrojë mbrojtjen e të gjithë personave në bazë të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmshme në formë elektronike ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e pikës 2 të vendimit të Qeverisë të datës 16.08.2021, i cili është ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e datës 21.08.2021 për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Sipas këtij vendimi, përveç personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Amerikës, atyre të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave tjerë, në bazë të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara, të cilët do të zhvendosen në Amerikë apo në një shtet tjetër të tretë, përfshirë familjarët e tri këtyre grupeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …