Ministria e Mbrojtjes pranon të hënën automjetet ushtarake të blinduara, donacion i Shteteve të Bashkuara

Ministria e Mbrojtjes të hënën pranon automjetet ushtarake të blinduara, donacion i Shteteve të Bashkuara

Ministria e Mbrojtjes dhe  Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së bën të ditur se të hënën mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të automjeteve ushtarake të blinduara, të tipit  M1117 ASV (Armored Security Vehicle), donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ceremonia do të mbahet në Kazermën “ Adem Jashari”, të hënën, më datë 30 gusht 2021, në orën 11:00. Me këtë rast, do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Gjithashtu, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe  ndërkombëtare. Ndryshe, ditë më parë ministri Mehaj ka bërë të ditur se automjete të blinduara taktike, të kompletuara me platformën e integruar të armatimit dhe pajisjet e nevojshme për përmbushjen e misionit, do të jenë sistem shumë i rëndësishëm i kapaciteteve tona ushtarake.

 

Kontrolloni gjithashtu

Behide Hasanaj: Lajmërim për Ditën e 11 Majit – Dita e Refugjatëve

Në këtë ditë madhore në nder të 11 Majit, do të jenë pjesëmarrëse gratë dhe …