Fatmir Limaj

Fatmir Limaj, kritikon kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin, Arben Vitia lidhur me përkeqësimin e situatës me pandeminë

Kryetari  i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Arben Vitia lidhur me përkeqësimin e situatës me pandeminë. Fatkeqësisht ditëve të fundit spitalet janë të stërmbushura me pacientë të infektuar me Covid ku edhe numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm. Limaj ka thënë se si është e mundur që kryeministri e ministri i Shëndetësisë të rrijë kaq indiferent ndaj kësaj gjendje alarmante. Mos të flasim për kryeministrin fare, për më keq, as ministri i Shëndetësisë deri më sot, nuk e ka bërë asnjë vizitë në teren, asnjë vizitë në QKUK, por as në spitale rajonale për të parë gjendjen e për të mbështetur stafin mjekësor. Është për keqardhje kjo indiferencë totale ndaj qytetarëve dhe vendit të vet”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku jep betimin dhe merr detyrën si kryetar i ri i Skenderajt

Kuvendi Komunal i Skenderajt zhvilloi sot mbledhjen inauguruese, ku kryetari i zgjedhur më 12 tetor, …