Instituti D4D: Rruga e Kosovës drejt evropianizimit: Tejkalimi i mekanizmave nga lart-poshtë”

Instituti D4D: Rruga e Kosovës drejt evropianizimit: Tejkalimi i mekanizmave nga lart-poshtë”

Rruga e Kosovës drejt evropianizimit: Tejkalimi i mekanizmave nga lart-poshtë, është punimi i lansuar sot nga Instituti D4D në Kosovë, në partneritet me organizatën gjermane, A Path for Europe (PfEU). Punimi ofron një përmbledhje të procesit të evropianizimit, një analizë të Kosovës si rast studimi i mangësive të mekanizmave aktual të evropianizimit, si dhe një këndvështrim se si roli i Gjermanisë mund të rritet që të kthejë besueshmërinë në evropianizim.

 

Drejtoresha ekzekutive e institutit D4D, Rezarta Delibashzade-Krasniqi hapi diskutimin duke potencuar rëndësinë e rrugës integruese evropiane për Kosovën. Në vazhdim, prezantueset e punimit, Valëza Zogjani dhe Anette Sonnbäck, identifikikuan sfidat kryesore të Kosovës drejt integrimit evropian, me fokus të vecantë në diskutimin se si një qasje nga poshtë-lartë mund të shërbejë si katalizator për Evropianizmin efektiv, dhe ofruan rekomandime specifike në këtë drejtim, siç janë:

  • Proces i qartë, konkret dhe gjithëpërfshirës lidhur me informimin dhe të kuptuarit e procesit të integrimit në BE.
  • Promovimi dhe forcimi i demokracisë si parakusht për shtetndërtim.
  • Qasja nga poshtë-lart për evropianizimin.
  • Njohja dhe mbështetja e qytetarëve dhe lëvizjeve qytetare si agjentë të ndryshimit.
  • Rritja e centralitetit të strategjive përfshirëse të ndërtimit të kapaciteteve.
  • Kapja e mundësisë aktuale për të ngjallur vrullin e zgjerimit të BE-së.

Në diskutim u bashkëngjitën edhe André De Munter nga Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Jashtme të Bashkimit Evropian, Parlamenti Evropian, dhe Albana Rexha nga Demokraci Plus, të cilët ofruan opninionet e tyre rreth temës duke u fokusuar, mes të tjerash, në kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, Procesin e Berlinit dhe situatën aktuale të politikës së zgjerimit në BE.

Për më shumë informata, punimin e plotë mund ta shkarkoni në vegëzat në vijim:
Shqip:https://d4d-ks.org/punimet/rruga-e-kosoves-drejt-evropianizimit-tejkalimi-i-mekanizmave-nga-lart-poshte/
Anglisht:https://d4d-ks.org/en/papers/kosovos-track-to-europeanization-moving-beyond-top-down-mechanisms/

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …