Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

SPSPK kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe të punonjësve të sektorit privat të angazhuar nëpër spitale

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar sot që të përfshihen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat që janë të angazhuar në spitale dhe ambulanca në këtë kohë pandemie. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi theksoi se janë këmbëngulës për realizimin e kërkesave të tyre, derisa e qeverinë e quajti të marrë për diskriminin e punëtorëve. “E gjithë kjo marrëzi e qeverisë për dallimin dhe diskriminimin që po bën për pagat shtesë ndaj punonjësve që janë në front të parë me COVID-19 nuk duhet të ndodhë, pasi nuk përkon me sloganin parazgjedhor “Krejt dhe Drejt”, tha ai në një konferencë për media. Nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, për hir të situatës së krijuar nga COVID-19, kjo sindikatë ka paralajmëruar se nuk do të organizojë protestë para datës 30 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …