Frasher Oseku

Frashër Oseku: Berat Buzhala dikur pjesëtarët e UÇK-së i ka krahasuar me paramilitarët serbë

Invalidi dhe veterani Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i  Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, njëherit, i plagosuri gjatë luftës së ashpër në Koshare, Frashër Oseku, ka reaguar pa debatit që po zhvillohet në Kosovë, për arkivat e UÇK-së.

Oseku përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Berat Buzhalën, i cili tash po e mbron UÇK-në, por dy vite më parë në një konfrontim përmes rrjeteve sociale me Gani Kocin e PDK-së, kishte thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Likoc ka qenë kamp përqendrimi.

Sipas Buzhalës aty janë burgosur e torturuar shqiptarët.

Oseku tregon se Berati bashkë me babain e tij ishin edhe të ftuar nga Gjykata Speciale për të dëshmuar për krimet që janë kryer në Likoc.

Kjo për shkak se babai i Beratit ishte i burgosur aty.

Postimi i Frashër Osekut:

KUSH PO E MBRON UÇK-në?

A ishte ky Berati i cili jo më larg se para dy vitesh  shkruante publikisht që shtabi i përgjithshëm i UÇK-së në Likoc ka qenë kamp përqendrimi ku janë burgosë e torturuar shqiptarët!?

Berati i cili pjesëtarët e UÇK-së i ka krahasu me paramilitarët serbë duke thanë se ata i kanë hi stupca krejt Qabiqit?!

Berati i cili ka thanë se bashkë me babë janë ftu nga gjykata speciale me dëshmu por nuk kanë pranu?

A ishte ky Berati i cili në Gazeta Express  bënte shkrime, postime në Facebook, dokumentare duke i sulmu krerët e UÇK-së?

Merreni me mend tani kush po e mbronte UÇK-në?

Njeriu i cili nuk le gjë të zezë pa folur për UÇK-në dhe shtabin sot kishe mbrojtës i vlerave të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Çlirimtari, Ramush Haradinaj, dhe pacifisti, Albin Kurti, ku ishin gjatë luftës dhe ku janë tani

Çlirimtari, Ramush Haradinaj, dhe pacifisti, Albin Kurti, ku ishin gjatë luftës dhe ku janë tani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, politikani më pro-amerikan në Kosovë, është i vetmi që mund …