Më shumë se 200 mijë njerëz janë evakuuar nga qendrat tregtare, stacionet e trenave dhe universitetet, në Moskë

Bikantov: Çdo vendim që merr Rusia në politikat e jashtme duhet të jetë e përshtatshme për Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Alexander Bikantov ka deklaruar se Rusia duhet të jetë e kujdesshme në çdo vendim që e merr në fushën e politikës së jashtme. Ai ka shtuar më tutje se çdo vendim që merr Rusia duhet të jetë e përshtatshme për Serbinë. “Pozicioni i Rusisë për çështjen e Kosovës është i njohur: Ne duam që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord mbi një zgjidhje të zbatueshme dhe reciprokisht të pranueshme bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së. Ajo duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB –së për të siguruar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ne do të pajtohemi vetëm me një vendim që i përshtatet serbëve. Ne synojmë ta ndjekim me vendosmëri këtë politikë në të ardhmen’’ ju ka deklaruar medieve ndërkombëtare Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Alexander Bikantov.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …