Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia apelon sërish qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia apelon sërish qytetarët e Kosovës që të vaksinohen kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia tha të hënën se shëndeti i fëmijëve dhe i nënave do të jetë gjithmonë prioritet i Qeverisë aktuale të Kosovës, andaj u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi. “U bëjë thirrje edhe njëherë qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër Covid-19, në mënyrë të veçantë u bëj thirrje prindërve të fëmijëve të moshës 12-15 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe grave shtatzëna të vaksinohen, sepse kjo është rrugë e duhur për t’u mbrojtur nga virusi dhe për të frenuar përhapjen e mëtejmë të tij”, tha Vitia gjatë ceremonisë së inaugurimit të Spitalit të Fëmijëve, që është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …