Edi Rama: Kemi dëgjuar për shumë vite në BE të njëjtën gjë, por asgjë nuk ka ndryshuar

Edi Rama: Me Qeverinë aktuale të Kosovës dëshiroj të bashkëpunoj, por jo të marrë leksione nga ajo

Kryeministri, Edi Rama, sot në Kuvendin e Shqipërisë  programin e qeverisë me të cilin do udhëheqë në mandatin  të tretë të fituar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Ai ka thënë me këtë rast se me Qeverinë e Kosovës dëshiron të bashkëpunojë, por jo të marrë leksione nga ajo. “Për Kosovën ne mund të flasin dhe u takon autoriteteve atje që marrin vendim, ndërsa ne na takon t’i respektojmë. Ama e njëjta gjë vjen dhe anasjelltas, nëse nuk na pëlqejnë vendimet e njëri-tjetrit ejani t’i diskutojmë, por kurrsesi t’i shpallim si tradhtarë, ata që mendojnë ndryshe, duke luajtur me dhimbjet e njerëzve të përvëluar nga lufta, por edhe më padijen e atyre që pushkët i nxjerrin vetëm në ekran ka thënë Rama. Qeveria Kurti nuk mund t’i jap leksione Shqipërisë për vendimet që merr. Shqipërisë nuk mund t’i jepen leksione dhe vendimet sovrane të Shqipërisë, pra nuk mund të diskutohen asgjëkundi. Koha do të tregojë më shpejt se kush ka të drejtë”, ka theksuara Rama në fjalën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …