leoni

GAP: përmbushja e premtimeve nga kryetarët e komunave në mandatin qeverisës 2017 - 2021

GAP: përmbushja e premtimeve nga kryetarët e komunave në mandatin qeverisës 2017 – 2021

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” vlerësimin më të fundit rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave nga zgjedhjet lokale 2017. Ky monitorim përfshin realizimin e premtimeve për mandatin katërvjeçar 2017 – 2021.

Nga 913 premtime të dhëna nga 26 kryetarë aktual të komunave, 467 premtime janë  përmbushur plotësisht,  165 premtime janë gjysmë të përmbushura,  në 159 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa 122 premtime nuk janë përmbushur fare. Në krahasim me mandatin e kaluar (2013-2017), kur ishin pëmbushur 47% e premtimeve, në mandatin aktual janë përmbushur 51% e premtimeve.

Premtimet më pak të përmbushura rezultojnë të jenë në  fushën e urbanizimit, në shërbime publike dhe në arsim. Në anën tjetër, premtimet që janë përmbushur më së shumti kanë të bëjnë me mirëqënien sociale, me shëndetësinë dhe me administratën publike.

Në këtë mandat qeverisës, Instituti GAP ka monitoruar përmbushjen e premtimeve në 26 nga 38 komunat, ngase 12 nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore më 2017 (Skenderaj, Mamusha dhe komunat me shumicë serbe).

Nga 122 premtimet jo të përmbushura, 95% e tyre kanë qenë kompetencë e komunave për t’u përmbushur, ndërsa 5% kanë dalur të jenë premtime që përmbushja e tyre është varur nga bashkëpunimi ndër institucional.

Përmes vlerësimit të përmbushjes së premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Ky aktivitet  është realizuar në bashkëpunim edhe me organizatat lokale.

Përmes projektit “Letërnjoftimi i Komunave”, Instituti GAP do të vazhdojë monitorimin e përmbushjes së premtimeve  edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës 2021 -2025.

Për të parë detajet e premtimeve të dhëna dhe ecurinë e përmbushjes se tyre, mund të vizitoni platformën elektronike të Institutit GAP duke klikuar në këtë link: http://www.komunat.institutigap.org/Premtimet

Bashkangjitur në këtë email gjeni edhe dy infografikat e Institutit GAP.

 

 16 Shtator 2021

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …