Jashari: Njerëzit që më së shumti përfshihen në korrupsion janë ata me inteligjencë të lartë

Duke folur për luftimin vështirësitë që hasen në luftimin e korrupsionit, avokati, Arbër Jashari ka deklaruar se në këtë dukuri negative zakonisht përfshihen njerëz që kanë inteligjencë të lart dhe kjo e vështirëson shumë hulumtimin e këtyre rasteve. “Rastet e korrupsionit janë raste më të ndërlikuara që kërkojnë hetime më profesionale e gjykime që marrin shpesh kohë. E them këtë sepse kryesisht njerëzit që janë të implikuar në rastet e korrupsionit i përkasin një elite të shoqërisë dhe janë njerëz me inteligjencë të lartë dhe që e dinë më së miri të metat e proceseve për korrupsion. Pra janë njerëz që dinë se si me veprua dhe që kanë pozita të larta e që të mos lënë gjurmë” ka theksuar avokati, Abër Jashari. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka shtuar më tutje se për të pasur një trajtim më të mirë të lëndëve të korrupsionit duhet të ketë më shumë profesionistë të të gjitha fushave.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …