Instituti i Kosovës për Drejtësi i konsideron të pakuptueshme deklaratat e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, në Hagë

Instituti i Kosovës për Drejtësi i konsideron të pakuptueshme deklaratat e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, në Hagë

Instituti i Kosovës për Drejtësi i konsideron  të pakuptueshme deklaratat e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, në Hagë. Instituti ka theksuar se modifikimi i zërit të dëshmitarëve është i tepruar dhe ka bërë që deklaratat, sipas tyre, të jenë pothuajse të pakuptueshme. Një gjë e tillë e ka bërë të vështirë për publikun, për pjesën ku është e hapur seanca, që të informohet mbi zhvillimet si dhe për mediat që të raportojnë saktë për deklarimet e dëshmitarëve pranë Speciales. Instituti i ka shpjeguar se identiteti i dëshmitarëve, marrë parasysh edhe masat tjera mbrojtëse, mund të sigurohet edhe pa e modifikuar zërin kaq substancialisht sa, sipas tyre t’i humbasë kuptueshmëria.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …