Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Shqiptarëve duhet t’u njihet e drejta e bashkimit në Shqipërinë natyrale

Ish-komandanti  Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha përmes një shkrimi ka reaguar pas publikimit të fakteve të Eduard Grej! Në shkrimin e tij ai ka thënë së evropianët nuk e kanë kuptuar dhe nuk ta kuptojnë se çka është i koloniarizuari, se si ai e përjeton shtypjen dhe padrejtësitë. “Faktet e publikuara të Eduard Grej! Ku thotë se shqiptarëve ju është bë e pa drejt historike duke i ndarë me argumentin e të forcës e të mëdhenjve, duke i ndarë pjesët e të voglit! Ndërsa tani jemi në kohen kur forca e së drejtës vepron (ose duhet të veproj) për te gjithë!  Prandaj shqiptarëve duhet njohur e drejta e bashkimit në Shqipërinë Natyrale! E drejta, mundësitë dhe detyrimet e Evropës karshi neve mos te presim që do te bien në vend vet vetiu!  Shumica e shteteve Evropiane kanë patur koloni!  Këta e ndjejnë dhe e dinë mirë ç’është kolonizatori sepse ishin vet! Por kurrë nuk e kanë kuptuar dhe s’do ta kuptojnë ç’është i koloniarizuari, si ai e përjeton shtypjen dhe padrejtit nga koloni! Prandaj Evropa e ruan teorinë e multi etnicitetit si ura lidhëse!  Sepse pjesë te kolonëve të vet i janë mbetur nëpër vendet e kolonializuara!  Shihni ç’bën Serbia ndaj Kosovës?! E sjell plaken në Gjakovë, përkufizon dhe rrethon kishat ortodokse Shqiptare si te ishin Serbe! Çdo fshat Serb e bën komunë ne vete e te gjitha komunat me serb donë me i bashku?!  Këtë logjik ka edhe Evropa! E drejta që na takon ne duhet ta realizojmë me përpjekje e sakrifica maksimale deri me luftë!  As kush nuk na dhuron, unë nuk di që ka ndonjë treg apo vend ku ndahen te drejtat dhe ku dhurohet liria! Ndër sa e di mirë që te drejtat dhe liria fitohen me mund e sakrifica!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …