Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës si dhe një përgjigje urgjente nga BE-ja

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është drejtuar publikut serb pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në Beograd. Ai ka thënë se Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës si dhe një përgjigje urgjente nga BE-ja për situatën. Vuçiqi ka thënë se  ka marrë një propozim për zgjidhjen e situatës në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak dje, por se e ka refuzuar atë propozim, duke e quajtur poshtërues për Serbinë. Në fillim të fjalimit të tij para publikut, Vuçiqi ka folur për situatën në ushtrinë serbe, si dhe në Ministrinë e Brendshme. Kreu serb ka thënë se ndër tjerash është analizuar armatimi i ushtrisë dhe policisë. Më tutje, Vuçiqi e ka quajtur aksion kriminal, pozicionimin e forcave speciale policore në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për ta mbikëqyr zbatimin e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në çështjen e targave të automjeteve.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …