Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku i kanë ofruar kryeministrit Kurti përkrahje të plotë të PDK-së e LDK-së

Kryeministri, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka pritur në takim të përbashkët, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, me të cilët ka biseduar për situatën në pjesën veriore të Kosovës. “U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku shprehën mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit tonë. Ata po ashtu theksuan mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore” thuhet në njoftimin për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …