Forcat e KFOR-it nga sot marrin nën kontroll pikat kufitare të Kosovës me Serbinë në Jarinjë dhe në Bërnjakë

NATO e mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri

NATO-ja tha se mirëpret marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Në një deklaratë për media, zëdhënësja Oana Lungescu tha se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, “do të luajë një rol themelor, për të siguruar zbatimin efektiv” të marrëveshjes. Që nga 20 shtatori, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët e makinave me targa të Serbisë, t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme derisa vozisin në Kosovë. Masa të ngjashme për makinat me targa të Kosovës, Serbia ka zbatuar tash e sa vite. Për të mbikëqyrur procesin, Kosova ka dërguar në veri edhe njësitë speciale policore. Me marrëveshjen e arritur të enjten në Bruksel, serbët do t’i heqin bllokadat, njësitë speciale të policisë do të tërhiqen nga Jarinja dhe Bërnjaku dhe atje do të vendoset KFOR-i, ndërsa në targa të të dyja palëve do të vendosen përkohësisht letra ngjitëse.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …