R. Haradinaj: Kosova dhe ka marr dy goditje të rënda nga kryeministri Albin Kurti

Ramush Haradinaj, kritikon Qeverinë Kurti për anulimin e projektit amerikan lidhur me gazin si dhe për targat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot gjatë një konference për medie ka kritikuar Qeverinë Kurti për anulimin e projektit amerikan për gazin si dhe për marrëveshjen e arritur në Bruksel, për targat. Ai ka thënë se Kurti me këto veprime e fundit ka rrezikuar shtetin e Kosovës dhe ka shkelur betimin e tij si kryeministër. Ky njeri i ka plotësuar të gjitha kushtet për të dhënë dorëheqje, mbetja e tij në këtë detyrë është e rrezikshme për vendin. Unë me kohë e kam vërejtur se është i rrezikshëm për vendin. Kam një pyetje për presidenten e vendit, pse po hesht për refuzimin shtetëror të projektit amerikan të gazsjellësit, kjo heshtje e bën këtë goditje më të dhimbshme dhe më të frikshme. Ajo pati thënë që Kosova nuk ka refuzim, s’ka rrugë tjetër pos bashkëpunim me Amerikën, ka saktësuar kryetari i AAK-së,  Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …