leoni

Pas 24 orësh aktivitet, Uran Ismaili propozon ekip të ndërrimit të dytë të punës në komunë

Pas 24 orësh aktivitet, Uran Ismaili propozon ekip të ndërrimit të dytë të punës në komunë

 Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot në mëngjes në ora 8:00 e ka përmbyllë ciklin e tij të pandërprerë 24 orësh në kryeqytet, në kuadër të aktivitetit të tij të fushatës të quajtur “24 orë Kryetar”. Për 24 orë rresht, Uran Ismaili nuk i ka ndalur vizitat e tij me ekipe të shërbimeve të ndryshme të cilat punojnë pandërprerë, që qyteti të funksionojë për të gjithë qytetarët e saj, të nesërmen, kur ata e fillojnë ditën e tyre. Në serinë e vizitave përgjatë 24 orëve, Ismaili ka vizituar shërbimet të ndryshme të qytetit, përfshirë shoqatat relevante, qendrën emergjente, zjarrfikësit, stacionin policor, barnatoret, tregun e qytetit, shoqatën e taksive e shumë pjesëmarrës tjerë të rëndësishëm në këtë zingjirë, të cilave iu ka ofruar mbështetjen e tij të plotë dhe zotimin për vëmendje e kujdes të shtuar ndaj tyre, përfshirë përmirësimin e kushteve e mjeteve të nevojshme për punë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …