leoni

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, në programin e tij ka në plan edhe stimulimin e natalitetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, në programin e tij ka në plan edhe stimulimin e natalitetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, e ka futur në programin qeverisës edhe trajtimin e natalitetit meqë konsideron se rënia e lindshmërisë është bërë problem i madh i shoqërive moderne. Shumë kombe rënien e lindshmërisë e shohin si një prej rreziqeve më të mëdha ekzistenciale në plan afatgjatë. Edhe Kosova, viteve të fundit ka parë një rënie të theksuar të natalitetit. Kjo rënie bëhet edhe më e thellë  me ikjen e të rinjve drejt Evropës e botës për të gjetur një perspektivë më të mirë  për jetën e tyre. Kjo nuk arrihet vetëm me këshilla, por duhen edhe veprime konkrete ka thënë Daut Haradinaj duke u marrë me arsyet që e shkaktojnë këtë rënie në natalitet. Për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kandidati për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj, e ka futur në programin qeverisës edhe trajtimin e këtij problemi. Sipas analizave, në Prishtinë janë rreth 3 mijë lindje në vit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Të dyshuar për krime lufte, përfshirë Millun Milenkoviç, merren në pyetje nga Prokuroria Speciale

Disa persona të dyshuar për krime lufte janë sjellë sot në ambientet e Prokurorisë Speciale …