Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq kritikoi Britaninë e Madhe e vendet e tjera perëndimore që i mbështesin shqiptarët e Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kritikoi  Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore, të cilat ai i akuzoi se gjithmonë i mbështesin shqiptarët e Kosovës kundër serbëve. Vuçiqi i tha se shqiptarët nuk e kishin planifikuar aksionin e policisë së Kosovës në veri të mërkurën, kur pati konflikt me serbët në veri të Mitrovicës. “Shqiptarët bëjnë gjithmonë gjithçka me mbështetjen e Quintit, por ka nivele të ndryshme. Vetë Mbretëria e Bashkuar u përgjigj dhe tha se i mbështeste të gjitha. Ata mbështesin gjithçka që është kundër serbëve dhe Serbisë. Turp ju qoftë ka thënë me një rast Vuçiq,  Vetëm me lejen tuaj  shqiptarët mund të shkelin Marrëveshjen e Brukselit. Ju jeni ata që u jepni atyre këtë forcë”, tha Vuçiqi. Ai deklaroi se dëshiron “marrëdhëniet më të ngushta” me Britaninë e Madhe, por se nuk do të besojë në pretendimet se aksioni i policisë së Kosovës të mërkurën, kishte për qëllim luftën kundër krimit.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …