Gara për kuvendet komunale në nivel vendi e barabartë mes PDK-së, LDK-së dhe Vetëvendosjes

Gara për kuvendet komunale në nivel vendi e barabartë mes PDK-së, LDK-së dhe Vetëvendosjes

Gara për kuvendet komunale në nivel vendi është e  barabartë  mes PDK-së, LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat kanë fituar nga 22 për qind të votave në asambletë komunale. Pas tyre radhiten AAK -ja me 11.9 për qind të votave, Lista Serbe me 7.6 për qind, Nisma me 2.5 për qind, AKR-ja me 1.2 për qind dhe subjektet tjera me 9.7 për qind. Votuesit e 21 komunave duhet t’iu drejtohen përsëri kutive të votimit pasi nuk arritën  t’i zgjedhin prijësit e tyre më 17 tetor. Ndërsa 17 komuna të tjera çështjen e kryetarit të komunës e përfunduan sot. Fituesja e  zgjedhjeve pa balotazh  është Lista Serbe, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 ne sa garonte. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje fitoi pa balotazh në Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj e në Han të Elezit. nE treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e cila ka fituar në Pejë e Lipjan, ndërsa po aq komuna sa LDK-ja ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila arriti ta mbajë pushtetin në Suharekë e Deçan. Kurse fituesja e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që ta mbajë asnjë komunë në të cilën ajo qeveriste.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …