Brickos

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

Valmir Elezi nga KQZ-ja tha se shpallja përfundimtare e rezultatit pritet të bëhet pas numërimit edhe të të gjitha votave

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencëpër medie tha se shpallja e votave pritet të bëhet pas numërimit edhe të votave me kusht, atyre të ardhura me postë dhe të votave të personave me nevoja të veçanta. “KQZ-ja ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime. Ato janë duke u verifikuar. Pasi të përfundojnë këto procedura, atëherë do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të ardhura me postë, që do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim. Planifikojmë ta përmbyllim këtë proces gjatë kësaj jave”, tha Elezi para medieve. KQZ-ja do të përcaktojë  me vendim periudhën e fushatës për balotazh, në njërën nga mbledhjet e radhës. “Duke ditur që në bazë të ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale duhet të mbahet katër javë pas raundit të parë, KQZ-ja është e përqendruar në përfundimin e të gjitha procedurave lidhur me zgjedhjet për kryetar të komunave, në mënyrë që të arrijmë në afat ligjo, tha Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …