Kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli kanë vizituar ndërmarrjen “Trepça”

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli kanë vizituar ndërmarrjen “Trepça”

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli kanë vizituar  ndërmarrjen “Trepça”. Pas këtij takimi, Kurti ka folur për incidentin e fundit ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të ri të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani. Kurti tha se një sulm i tillë nuk është për të mirën e Kosovës. U njoftova për gjendjen në zhvillimet e fundit në Trepçë. Na vjen shumë keq se çfarë ka ndodhur, pra një sulm i organizuar i dhunshëm. Me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm të tillë, i cili është i drejtuar kundër ‘Trepçës’ dhe nuk është për të mirën e Kosovës. Si kryeministër zotohem se nuk do të ketë asnjë individ, as grup më të fuqishëm se shteti. Ne jemi Republikë, jemi demokraci, jemi qeverisje e mirë, andaj ushtruesi i kryeshefit është Enis Avdurrahmani dhe ai e ka mbështetjen time të plotë”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …