Hysni Gucati

Sot në Gjykatën Speciale, mbrojtja e Hysni Gucatit ka kërkuar lirimin e tij nga masa e paraburgimit

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë,  përmes një parashtrese drejtuar trupit gjykues, mbrojtja e Hysni Gucatit ka kërkuar lirimin e tij nga masa e paraburgimit. Hysni Gucati po akuzohet bashkë me Nasim Haradinajn për vepra penale gjoja kundër administrimit të drejtësisë. Gjykimi në këtë rast ka nisur më 7 tetor, kurse më 18 tetor dëgjimi i dëshmitares së parë, e cila dëshminë e saj po e vazhdon edhe sot. Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Me këto veprime, sipas Prokurorisë, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarët e  Prokurorit dhe si pasojë penguan punën  e hetimeve, thuhet mes tjerash këtë kumtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …