leoni

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: pushteti aktual i Aleksandër Vuçiqit mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se raporti i ri i progresit i Komisionit Evropian për Serbinë dëshmon se pushteti aktual i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Raporti i sapopublikuar i Progresit i Komisionit Evropian për Serbinë dhe rajonin dëshmon se pushteti aktual i Presidentit Aleksandër Vuçiq nuk ka vullnet politik në njërën anë për demokratizim dhe evropianizim të vendit, e në anën tjetër mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor.Që nga shkeljet në të drejtat fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimit të adresave, gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët e lartë, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione, e deri te gjendja jostabile në Veriun e Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të zi; me Serbinë si vektor destabiliteti të tyre, flasin më së miri për pushtetin e sotëm në Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …