Elmi Reçica

Elmi Reçica: Kosova tashmë po bëhet shembull për vendet jo vetëm vendet e rajonit por edhe më gjerë se si duhet votuar

Kandidatët e PDK-së, që kanë mbetur në balotazh nëpër komuna, do të bëjnë koalicione me partner që ata i konsiderojnë më të afërt, ka thënë deputeti i PDK-së, Elmi Reçica. “Unë mund të them që secili kandidat i PDK që është në balotazh do të kërkojmë të gjejnë aleanca dhe aleat dhe në kundër të saj sigurisht që më të përafërt do të jenë ata aleat që janë pjesë e këtyre proceseve janë në nivelin lokal e që në të ardhmen mund të jenë edhe në nivelin qendror. Sa i përket Prishtinës është një fazë ku do të diskutohet dhe mendoj që qytetarët e Prishtinës do të përcaktohen për atë kandidat që është i pavarur dhe për atë kandidat i cili do të punojë në interes të qytetarëve të Prishtinës. Këto do të diskutohen dhe sigurisht do të merren vendime për këtë çështje”.  “Kosova tashmë po bëhet shembull për vendet jo vetëm vendet e rajonit por edhe më gjerë se si duhet votuar. Me 17 tetor qytetarët kanë votuar masivisht për kandidatët më të mirë dhe për ata të cilëve ju kanë besuar se do t’i zgjidhin problemet e tyre që janë jetike. Në këtë rast PDK qysh në raundin e parë ka fituar në 4 komuna dhe ka prezantuar suksesshëm vizionin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …