Kadri Vesel dhe Hashim Thaçi

Memli Krasniqi: Kam komunikim me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e partisë, Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për komunikimin e tij me kryetarin e Kosovës   Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e partisë, Kadri Veseli. Krasniqi ka pranuar se është dëgjuar me Thaçin e Veselin pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, Ai nuk ka  treguar detaje nga kjo bisedë por tha se kur kanë mundësi të komunikojnë nuk flasin shumë për pjesën politike e partiake. “Nuk mund të komentojë atë pjesë. Normalisht që jam dëgjuar me ta. I kam edhe miq, kam punuar me ta prej viti 2004 me Hashim Thaçi pastaj edhe me Kadri Veselin. Kam komunikim herë pas here me ta, varësisht prej mundësive që i kanë. Duhet të them, nuk flas shumë për pjesën politike, saktësoi, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …