Vladimir Putin

Vladimir Putin: Është monstruoze që fëmijët në Perëndim mësojnë në shkolla se mund ta ndryshojnë gjininë

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se është monstruoze që fëmijët në Perëndim mësojnë se mund ta ndryshojnë gjininë. Duke folur në Soçi, ai pretendoi se është afër një krimi kundër njerëzimit që djemtë e vajzat e reja të mësojnë për t’u bërë transgjinorë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.  “Është e tmerrshme, kur fëmijëve në Perëndim u mësohet ideja se një djalë mund të bëhet vajzë”, tha ai.  Kryetari i Rusisë vazhdimisht është përballur me kritika për shtypjen e komunitetit LGBT në Rusi, ku martesa mes personave të gjinisë së njëjtë është e ndaluar. Putin  pohon se ka rrezik që të shkatërrohet jeta e një gjenerate fëmijësh. “Është thjesht moment monstruoz, kur fëmijët shtyhen të besojnë që nga herët se një djalë mund të bëhet lehtë vajzë dhe anasjelltas. Fëmija detyrohet të marrë një vendim që mund ta shkatërrojë jetën dhe të ardhmen e  tij”, saktësoi kryetari i Rusisë, Vladimir Putin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që kishin pushtuar ndërtesat

Policia në Paris hyri të premten në universitetin e qytetit dhe largoi studentë aktivistë që …