Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme humanitare, miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme humanitare, miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme atëherë miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit. Me pasiguri të sigurimit të ushqimit përballen rreth 3 milionë afganë, shifër kjo që përbën mbi gjysmën e numrin të popullsisë, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga mungesa e ushqimit. “Tani, Afganistani shënon ndër krizat më të këqija humanitare në botë. Talibanët e morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tërhoqën forcat e tyre pas rreth 20 vjet të intervenimit ushtarak për të rrëzuar nga pushteti regjimin taliban. Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmën, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaluan pagesat. Shumë afganë tani po shesin pasuritë e tyre për të blerë ushqime.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …