Shqipëria e vlerësuar nga Amerika me një çmim për mbështetjen e barazisë gjinore dhe për strehimin e afganëve

Shqipëria është vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një çmim për mbështetjen e barazisë gjinore për rolin e qeverisë shqiptare për strehimin e afganëve. Zyrtarja e lartë në zyrën e sekretarit për çështjet globale të grave, Katrina Fotovat i ka dhunuar çmimin, zëvendës-ministres së Jashtme Megi Fino. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila nënvizon se zyrtarja e SHBA i ka shprehur mirënjohjen e saj popullit shqiptar për mikpritjen dhe dhënien e ngrohtësisë për njerëzit në nevojë.  “Katrina Fotovat, Zyrtare e Lartë në Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave vizitoi dje Shqipërinë dhe i dorëzoi qeverisë shqiptare Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore për udhëheqjen dhe rolin e saj historik në dhënien e një strehe të sigurt për afganët në nevojë. Zëvendës Ministrja e Jashtme Megi Fino mori çmimin Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore në emër të qeverisë shqiptare.

Zyrtarja e lartë i shprehu mirënjohjen e saj popullit shqiptar për mikpritjen dhe dhënien e ngrohtësisë për njerëzit në nevojë. Ajo falënderoi popullin shqiptar për bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit të saj me Zëvendës Ministren e Jashtme Fino, zyrtarja e lartë pati gjithashtu mundësinë për të diskutuar çështje të rëndësishme si fuqizimi i grave, paqja dhe siguria”, shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …