leoni

Gjenerali amerikan, Mark Milley

Gjenerali amerikan, Mark Milley: Kina ka testuar një armë hipersonike në fillim të këtij viti

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, konfirmoi se Kina ka testuar një armë hipersonike në fillim të këtij viti dhe tha se prova ka qenë shumë pranë një “momenti Sputnik” për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Duke folur në një intervistë për televizionin Bloomberg, Milley tha se bëhet fjalë për një “ngjarje shumë të rëndësishme teknologjike”, e cila ka “gjithë vëmendjen” e SHBA-së. “Nuk e di nëse është një moment i Sputnik-ut, por mendoj se është shumë afër kësaj”, tha Milley. Lëshimi i satelitit të parë në botë Sputnik nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1957, ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka rritur frikën e SHBA-së se po mbetej prapa në aspektin e teknologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …