leoni

Kryeministri Kurti

Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave për liberalizimin e vizave është veprim dritëshkurtër, thotë Albin Kurti

Kryeministri,  Albin Kurti, në takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës ka deklaruar se bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionale për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli, është veprim i padrejtë dhe dritëshkurtër. Ai foli lidhur me përkushtimin e Qeverisë për të intensifikuar zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për integrim, pasi sipas tij,  Qeveria ka filluar reforma rrënjësore që do të forcojnë shtetin e së drejtës, do ta rrisin barazinë dhe do të ngrisin mirëqenien sociale. Është e rëndësishme që kriteret për progres dhe avancim të Kosovës në procesin e integrimit duhet të jenë të drejta dhe të bazuara në merita, tha kryeministri Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …