Bislim Bislimaj i Vetëvendosjes, në Viti, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”

Bislim Bislimaj i Vetëvendosjes, në Viti, është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”

Gazeta Sinjali raportoi se kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosjes në Viti, Bislim Bislimaj është arrestuar dje, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”. Ai dyshohet se ka dhunuar një të mitur e cila ishte raportuar e zhdukur më 4 nëntor dhe pasi është gjetur ka deklaruar se është dhunuar nga një burrë. Arrestimin e tij e ka konfirmuar vet Bislimaj për Gazetën Sinjali dhe ka dhënë rrëfimin e ngjarjes.

Ai e ka mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë, duke e lidhur denoncimin e rastit me çështje politike.

“Jam arrestuar dje rreth orës 15:00 dhe më kanë dërguar në vendin e ngjarjes ku ka deklaruar ajo vajza se ka ndodh ky rast, në një shtëpizë që e kam unë në bjeshkë, ku ka edhe banues, punëtorë. Janë intervistu punëtorët. Unë kam deklaruar që skam lidhje me këtë punë. Ju thash që jam me prapavi politike. Kjo ka të bëjë me politikë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur“, tha Bislimaj për Sinjalin.

Bislimaj tha se vajza ka deklaruar se është dhunuar nga ai, për shkak të babait të saj, i cili sipas tij po e manipulon vajzën. Kryetari i VV-së në Viti e ka akuzuar edhe LDK-në për këtë rast.

“Unë e njoh familjen e vajzës, tokën që e kanë ble e kanë ndërtu shtëpinë aty, unë ua kam shitë. Babai i vajzës më ka denoncu që mos me u pa unë anej, si i padëshirueshëm në Viti. Kam qëndru 24 orë në mbajtje, pas arrestimit. Më pas më kanë liruar, nuk kanë gjetur fakte. Ajo vajzë ka rrejtë, ai fmi ka rrejtë. Ajo vajzë nuk është hera e parë që ka dalë prej shpisë. Prindër që manipulojnë me fëmijë. Vajza ka deklaru ashtu për shkak të babës së vet. Edhe politikanët e kanë përkrah. LDK-ja e ka përkrah. Me një gur me vra dy zogj, edhe qëllimet e veta edhe politikë. Unë njihna me atë familje”, përfundoi ai.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …