Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski duke folur për Kosovën, ka thënë se ajo nuk është më prioritet i lartë i Shtëpisë së Bardhë

Kryetari i Maqedonisë së Veriut,  Stevo Pendarovski, ka treguar bisedën që e ka pasur muaj më parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, si dhe qasjen e tij lidhur me rajonin e Ballkanit. Me këtë rast, ai  ka folur konkretisht për Kosovën, duke thënë se ajo nuk është më prioritet i lartë Shtëpisë së Bardhë të paktën jo sikur ka qenë në  vitin e 1999. “Të mos ju mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova që një kohë të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane. Nuk them se nuk brengosen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë Kosova nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë siç ka qenë gjatë periudhës së vitit 1999”, tha Pendarovski, i cili thotë se i ka kërkuar kryetarit amerikan  Bajden që për ambasadorë në vendet e rajonit, të emërojë persona që e njohin mentalitetin e politikanëve të vendeve të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …